Kryeveprat sa vrima e gjilpërës, shiten për 90,000 paund

Kryeveprat sa vrima e gjilpërës, shiten për 90,000 paund

14:17, 08/10/2021
A+ Aa A-

Versionet super të vogla të një artisti që ka rikrijuar gjashtë vepra të famshme, janë shitur për më shumë se 90,000 paund.

David A Lindon ka rikrijuar “Ulërimën” e Munch, “Vajzën me vathin prej perle” të Vermeer, “Zambakun e ujit” të Monet, “Vajzën me tollombace” të Banksy  dhe  dy kryeveprat e Van Gogh.

Versionet e tij janë aq të vogla sa të futen në vrimën e gjilpërës.

Skulptori i Bournemouth, i cili e filloi hobin e tij në 2018, e quajti atë një "shumë që ndryshon jetën".

Ato të gjitha i ishin shitur koleksionistëve privatë për 15,000 paund secila, para ekspozitës së tij të parë.

Lindon kohët e fundit u bë profesionist pasi kishte punuar më parë si inxhnier.

Ai u frymëzua pasi pa një program televiziv në lidhje me mikro artistin Ëillard Ëigan, punën e të cilit e quajti "befasuese".

Menjëherë pasi  "u zgjua në mes të natës" qe i vendosur të bashkohej edhe vetë me këtë profesion.

Si përgjigje, Ëigan e ka quajtur punën e Lindon "shumë të mirë".

Ai shtoi: "Mikro artistët më të mirë në botë janë nga Mbretëria e Bashkuar. Ju më keni mua, Graham Short dhe David A Lindon."

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco