Laser apo erzion? Shkëmbi misterioz i prerë në dysh ngatërron internetin

Laser apo erzion? Shkëmbi misterioz i prerë në dysh ngatërron internetin

13:40, 08/10/2021
A+ Aa A-

Thellë në Oazën Tayma në provincën Tabuk të Arabisë Saudite shtrihet një formacion shkëmbor 4,000 vjeçar me një tipar të pazakontë: është ndarë në mes nga një prerje e drejtë me saktësinë e një rreze lazeri.

Shkëmbi Al Naslaa përbëhet nga dy gurë ranorë të mbështetur nga një piedestal i formuar natyrshëm me një çarje perfekte në mes.

Ndërsa shkaku i saktë i ndarjes nuk është përcaktuar ende, rëra e fryrë nga era dhe shiu periodik mund të kishin krijuar formën e pazakontë.

Sidoqoftë, kjo nuk i ka ndaluar disa përdorues të mediave sociale të spekulojnë se banorët e lashtë të shkretëtirës mund të kishin përdorur rreze lazer për të prerë shkëmbin në gjysmë.

Llogaria në “Instagram”, WeirdWorldInsta postoi një imazh të shkëmbit me tekst që shkruante:

“Ekziston një formacion shkëmbor 4000 vjeçar në Arabinë Saudite i quajtur Al-Naslaa i cili duket se është përgjysmuar me saktësi si lazer.”

“Askush nuk e di me siguri se si ndodhi. Disa thonë se qytetërimet e lashta mund të kenë qenë më të avancuara sesa na thonë librat tanë të historisë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco