Romancieri nga Tanzania fiton Çmimin Nobel në Letërsi

Romancieri nga Tanzania fiton Çmimin Nobel në Letërsi

12:40, 08/10/2021
A+ Aa A-

Shkrimtari tanzanian, Abdulrazak Gurnag ka marrë Çmimin Nobel për Letërsinë, për vitin 2021.

Akademia suedeze vlerësoi Gurnagun për “depërtimin e tij të pa kompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatëve në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve”.

I lindur në Zanzibar të Tanzanisë në 1948, Gurnah mbërriti në Angli si refugjat në fund të viteve 1960.

Ai është autori i 10-të romaneve dhe disa tregimeve të shkurtra.

Njëkohësisht, shkrimtari është edhe profesor i letërsisë angleze në Universitetin e Kent.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco