Akuza për korrupsion ndaj kancelarit/ Qeveria austriake rrezikon të bjerë

Akuza për korrupsion ndaj kancelarit/ Qeveria austriake rrezikon të bjerë

11:19, 08/10/2021
A+ Aa A-

Prokurorët kanë vënë nën hetim për korrupsion Kancelarin Sebastian Kurz dhe 9 zyrtarë të tjerë të qeverisë.

Kurz i ka refuzuar të gjitha akuzat që iu janë bërë dhe refuzon që të tërhiqet nga detyra.

Të gjelbrit paralajmëruan se mund të rishikojnë marrëveshjen e koalicionit qeverisës të nënshkruar pas zgjedhjeve të 2019-ës me Partinë Popullore. Kreu i të gjelbërve austriakë Verner Kogler tha se tashmë e sheh me dyshim aftësinë e Kurzit për të qëndruar në detyrë.

Risjellim në vëmendje lajmin se ditën e djeshme, prokurorët zbarkuan në disa institucione në Vjenë, përfshirë edhe Ministrinë e Financave për të ushtruar kontrolle dokumentacionesh.

Dyshohet se në përpjekjet për t’u zgjedhur në krye të Partisë Popullore në vitin 2016, Kurz ndërmjetësoi me zyrtarë të Ministrisë së Financave që drejtohej nga partia ku ai bënte pjesë në atë kohë, për të dërguar reklama shtetërore me pagesë në disa të përditshme, me kusht që ato të lobonin për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco