Mbreti i Marokut emëron 7 gra në qeverinë e re

Mbreti i Marokut emëron 7 gra në qeverinë e re

10:37, 08/10/2021
A+ Aa A-

Rabat, Marok - Mbreti i Marokut Mohammed VI emëroi një qeveri të re të enjten të përbërë nga një koalicion partish liberale dhe konservatore dhe të udhëhequr nga një biznesmen miliarder.

Kabineti i kryeministrit Aziz Akhanouch i partisë “Rally of National Independents” përbëhet nga 24 ministra, përfshirë shtatë gra.

Shtatë ministra kanë mbajtur pozicionet e tyre, përfshirë ministrat e rëndësishëm Të Jashtëm dhe Të Brendshëm. Nadia Fettah Alaoui, e cila ishte Ministre e Turizmit në qeverinë e mëparshme, do të jetë Ministrja e parë femër e Financave në Marok.

Akhanouch, një nga njerëzit më të pasur të Marokut, u emërua kryeministër muajin e kaluar pasi partia e tij u rendit e para në zgjedhjet legjislative, duke fituar 102 nga 395 vendet në dhomën e ulët të parlamentit. Ai zëvendësoi Saad Eddine El Othmani, Partia Islamike e të cilit pësoi një humbje të fortë në zgjedhjet e 8 shtatorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco