Sot shpallet Çmimi Nobel për Paqen: një medalje ari dhe 1,14 milionë dollarë

Sot shpallet Çmimi Nobel për Paqen: një medalje ari dhe 1,14 milionë dollarë

10:14, 08/10/2021
A+ Aa A-

Oslo - Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2021 shpallet të premten, një çmim që synon të nderojë një individ ose organizatë që "ka bërë punën më të madhe ose më të mirë për vëllazërimin midis kombeve".

Komiteti Norvegjez i Nobelit do të shpallë fituesin në Oslo rreth orës 11 të paradites (09 00 GMT).

Çmimi i vitit të kaluar shkoi për Programin Botëror të Ushqimit, i cili u krijua në vitin 1961 me urdhër të Presidentit amerikan Dwight Eisenhower për të luftuar urinë në të gjithë globin. Agjencia e Kombeve të Bashkuara me bazë në Romë u lavdërua për përpjekjen për t'i dhënë fund urisë si "një armë lufte dhe konflikti".

Çmimi prestigjioz shoqërohet me një medalje ari dhe 10 milionë kruna suedeze (mbi 1.14 milion dollarë). Paratë e çmimit vijnë nga një trashëgimi e lënë nga krijuesi i çmimit, shpikësi suedez Alfred Nobel, i cili vdiq në 1895.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco