Përdhunime në burgjet e Putinit/ Gazeta BILD sjell pamjet horror

Përdhunime në burgjet e Putinit/ Gazeta BILD sjell pamjet horror

20:21, 07/10/2021
A+ Aa A-

Këto pamje janë shumë të rënda.

Ato tregojnë se në burgjet ruse, torturat, përdhunimet dhe poshtërimi seksual janë diçka e zakonshme.

Për vite të tëra, aktivistët rusë e kanë akuzuar regjimin e Vladimir Putinit se torturon të burgosurit, duke shkelur të drejtat e tyre bazë. Por deri më tani, aktivistët nuk kanë qenë në gjendje të provojnë këtë gjë.

Gjërat kanë ndryshuar. Gazeta më e madhe gjermane, BILD, thotë se ka siguruar videot që tregojnë dhunën seksuale mbi të burgosurit.

Videot u publikuan fillimisht nga OJQ-ja ruse Gulagu.

Gazeta gjermane thotë se ka verifikuar videot dhe ato janë origjinale. Kjo është arsyeja se pse Kremlini ka reaguar i alarmuar, duke theksuar se do ketë një hetim.

Një fakt i rëndë: videot janë regjistruar nga shërbimi sekret rus dhe njësia speciale e shërbimit të burgjeve për t’u raportuar te ‘autoritetet lart’.

Sipas BILD, aktivistët rusë thonë se këto pamje nuk janë incidente të izoluara, por një fenomen i shumëpërhapur në Rusi. Një aktivist i tha BILD se qeveria kërkon të intimidojë njerëzit me tortura.

“Njerëzit duhet të frikësohen që të mos dalin në tubime, të mos shkruajnë në rrjetet sociale, të mos shprehin opinionin e tyre dhe të mos kontaktojnë të huajt”.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco