OBSH fillon dërgimin e furnizimeve mjekësore për COVID-19 në Korenë e Veriut Foto arkiv: Phenian, Kore e Jugut, dezinfektimi i dyqaneve në 28 dhjetor 2020

OBSH fillon dërgimin e furnizimeve mjekësore për COVID-19 në Korenë e Veriut

14:48, 07/10/2021
A+ Aa A-

Seul, Koreja e Jugut - Organizata Botërore e Shëndetit ka filluar dërgimin e furnizimeve mjekësore për COVID-19 në Korenë e Veriut, një shenjë e mundshme që Veriu po lehtëson një nga mbylljet më të rrepta pandemike të kufirit, për të marrë ndihma nga jashtë.

OBSH tha në një raport monitorimi javor se ka filluar dërgesën e furnizimeve bazë mjekësore për COVID-19 nëpërmjet portit kinez Dalian për "grumbullim strategjik dhe dërgim të mëtejshëm" në Korenë e Veriut.

Edwin Salvador, përfaqësuesi i OBSH -së në Korenë e Veriut, tha në një email për Associated Press të enjten se disa artikuj, përfshirë kutitë e urgjencës shëndetësore dhe ilaçet, kanë arritur në portin Nampo të Koresë së Veriut pasi autoritetet e Koresë së Veriut i lejuan OBSH-në dhe agjencitë e tjera të OKB-së të dërgonin furnizimet që kishin mbetur në Dalian.

"Rrjedhimisht, ne kemi qenë në gjendje të transportojmë disa nga artikujt tanë me anije në Nampo ... (përfshirë) pajisje shëndetësore emergjente, ilaçe dhe pajisje mjekësore që do të mbështesin shërbimet bazë shëndetësore në qendrat e kujdesit shëndetësor parësor," tha Salvador.

 "Ne jemi të informuar se artikujt e OBSH së bashku me furnizimet e dërguara nga agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara janë aktualisht ende në karantinë në portin detar."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco