Turqi/ Qeni endacak udhëton 30 km në ditë me autobus

Turqi/ Qeni endacak udhëton 30 km në ditë me autobus

14:32, 07/10/2021
A+ Aa A-

Në një traget të mbushur me pasagjerë në Stamboll midis Evropës dhe Zisë, të gjithë sytë janë drejtuar te një udhëtar që po shijon pamjen nga dritarja.

Boji, një qen rruge, është bërë i famshëm në Turqi për udhëtimet e tij me tragete, tren dhe metro në kryeqytet. Boji kryen udhëtime të gjata në transportin publik deri në 30 km në ditë.

Ngjyrë kafe të artë, sy të errët dhe veshë të gjatë, Boji filloi të tërhiqte vëmendjen dy muaj më parë.

“Ne vumë re një qen duke përdorur metro dhe trenat tanë dhe ai e di ku të shkojë. Ai e di ku të dalë”, tha Aylin Erol, nga Metro Stambolli.

Të dhënat e mbledhura nga pajisja e tij e vendosur në vesh tregojnë se linjat e tramvajit janë të preferuarat e Bojit, por ai është gjithashtu një udhëtar i shpeshtë i metrosë.

Erol thotë se qeni respekton rregullat e transportit publik dhe pret zbritjen e udhëtarëve para se të hipë në tren.

Erol thotë se ai solli ngjyrë në jetën e 1.3 milion udhëtarëve të metropolit. Njerëzit postojnë fotografi të tij në mediat sociale dhe llogaritë e tij kanë më shumë se 50,000 ndjekës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco