VIDEO/ Shpëtohen dy balena të ngecura në brigjet e Argjentinës

VIDEO/ Shpëtohen dy balena të ngecura në brigjet e Argjentinës

13:32, 07/10/2021
A+ Aa A-

Dy balena të ngecur në rërë u arrit të shpëtohen të gjalla në bregun e Atlantikut në Argjentinë nga një ekip prej 30 personash, banorë vendas, ambientalistë detarë, roje bregdetare, zjarrfikës vullnetarë dhe shpëtimtarë.

Balenat u bllokuan 360 km në jug të Buenos Aires, në plazhin e qytetit turistik të La Lucila del Mar.

Të dielën, një balenë femër e mitur që peshonte afërsisht 8 ton dhe ishte 32 metra e gjatë, ishte e para që ngeci aty, sipas Fondacionit Mundo Marino. Kurse pasdite edhe e e dyta, një balenë mashkull, i mitur, i së njëjtës specie, afro 7 ton dhe 27 metra i gjatë.

Shpëtimtarët përdorën të njëjtën teknikë në të dy rastet. "Ishte e nevojshme të drejtohej kafsha, të përdorej ndihma e një vinçi dhe llastiqe të veçanta për t'i lëvizur në një thellësi ku do të ishte e mundur që ato të notonin," tha Augusto Giachetti, drejtor i divizionit bregdetar të Mbrojtjes Civile.

Balenat reaguan shpejt dhe qenë në gjendje të notonin në det. Videot e shpërndara nga fondacioni treguan shpëtimtarët duke brohoritur ndërsa gjitarët arritën në thellësi të oqeanit.

Sipas fondacionit, ka pasur incidente të përsëritura të bllokimit të balenave në Argjentinë dhe Brazil muajt e fundit, që kanë çuar në shqetësime midis ambientalistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco