Epike! Burri hedh në gjyq magjistaren: Nuk më shpëtoi nuk mallkimi i ish-gruas

Epike! Burri hedh në gjyq magjistaren: Nuk më shpëtoi nuk mallkimi i ish-gruas

13:40, 07/10/2021
A+ Aa A-

Një amerikan ka ngritur padi kundrejt një magjistareje, me pretendimin se kjo e fundit e ka mashtruar dhe nuk e ka shpëtuar nga një mallkim që i kishte bërë gruaja e tij përmes një magjistareje tjetër.

Mediat e huaja raportojnë se Mauro Restrepo, pohon se magjistarja i kishte premtuar se do t’ia prishte magjinë nëse ai do t’i jepte 4400 euro.

Ai i kishte dhënë një paradhënie prej 860 euro, por pavarësisht kësaj burri nuk pa asnjë përmirësim në martesën e tij.

Pas kësaj ai nisi të ketë probleme me ankthin dhe pagjumësinë, të cilat i dëshmoi dhe në padinë e tij. Për këtë arsye ai ka hedhur në gjyq magjistaren për mashtrim, ndërsa kërkon një kompensim prej 12,500 eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco