Shock për Elon Musk/ Miliardierit i duhet t’i paguajë miliona dollarë ish-punëtorit të tij

Shock për Elon Musk/ Miliardierit i duhet t’i paguajë miliona dollarë ish-punëtorit të tij

13:22, 07/10/2021
A+ Aa A-

Ish-punonjësi i miliarderit me famë botërore Elon Musk, Owen Diaz ka fituar betejën e tij ligjore 4-vjeçare ndaj kompanisë Tesla.

 Tesla i duhet t’i paguajë ish-punonjësit të tij 137 milion dollarë.

 Owen Diaz, i cili punontë si operator në kompaninë e Elon Musk ka pohuar se ai ishte subjekt i racizmit.

‘Kam punuar në një mjedis pune armiqësore. Isha shumë i ekspozuar ndaj racizmit ‘është shprehur Diaz.

Në dëshminë e tij në gjykatë, Diaz pohoi se kolegët e tij përdornin shprehje që e poshtëronin atë dhe punëtorët e tjerë me ngjyrë.

Gjykata në Kaliforni ka shpallur vendimin e saj përfundimtar dhe ka urdhëruar Teslën t'i paguajë Owen 137 milionë dollarë.

Diaz u shpreh në lidhje me vendimin e gjykatës:

''Ky vendim hedh dritën mbi atë që po ndodh në fabrikën e Teslas. Elon Musk ju e morët paralajmërimin, pastroni fabrikën’.

Ndërsa pas dhënies së  vendimin, nënkryetarja e Teslas Valerie Capers Workman shkroi në blogun e kompanisë:

 "Ndërsa ne besojmë fuqimisht se vendimi i jurisë nuk ishte i justifikuar, ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se nuk ishim perfektë në 2015 dhe 2016. Ne ende nuk jemi perfekt por kemi bërë një rrugë të gjatë nga 5 vjet më parë. " 

Por kjo nuk është padia e parë e ngritur nga një njeri me ngjyrë për kompaninë.

Melvin Berry, një ish-punonjës në fabrikën e Teslas në Fremont, ku punojnë 10.000 njerëz, mori si kompensim 1 milion dollarë nga kompania në një padi që ai kishte ngritur por për diskriminim racor. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco