Lajmi i fundit

Avokat Sokol Mëngjesi ende në intubim, mjekët shtyjnë zgjidhim nga koma

Çmimi Nobel për Kimi u ndahet një shkencëtari gjerman e një kimisti skocez

Çmimi Nobel për Kimi u ndahet një shkencëtari gjerman e një kimisti skocez

12:16, 06/10/2021
A+ Aa A-

Çmimi Nobel për Kimi u është ndarë shkencëtarëve Benjamin List dhe David W.C. MacMillan, për të cilët u tha se kanë krijuar një pajisje për ndërtimin e molekulave, që ka ndihmuar në zhvillimin e ilaçeve të reja.

Zyrtarisht, Komiteti i Nobelit tha se çmimi prestigjioz është ndarë për këta dy shkencëtarë për zhvillimin e organokatalizës asimetrike, shkruan CNN.

 Zbulimet e tyre “nisën një rrugë tërësisht të re të të menduarit për atë se si të bashkohen molekulat kimike”, tha Pernilla Wittung-Stafshede, anëtare e komitetit të Nobelit për kimi.

Shkencëtari gjerman, List, dhe kimisti skocez, MacMillan, kanë punuar ndarazi, por do ta ndajnë së bashku shpërblimin e famshëm për arritje shkencore.

Çmimi Nobel për Kimi është Nobeli i tretë që u dha këtë javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco