Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Suedia e shpall në kërkim ndërkombëtar njeriun që kreu shpërthim në bllokun e apartamenteve

Suedia e shpall në kërkim ndërkombëtar njeriun që kreu shpërthim në bllokun e apartamenteve

09:58, 06/10/2021
A+ Aa A-

Prokurorët suedezë kanë lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar për një shpërthim në një ndërtesë apartamentesh në Göteborg.

Të paktën 16 persona u plagosën në shpërthimin javën e kaluar, i cili ndodhi në distriktin Annedal të qytetit të dytë më të madh të Suedisë.

Një qiramarrës i ndërtesës po kërkohet me dyshimin për tentativë vrasjeje, zjarrvënie dhe shkatërrim të pronës publike.

Prokurorët nuk janë të sigurtë nëse ai ka dalë jashtë vendit, por kanë deklaruar se ai duhet të ekstradohet në Suedi nëse arrestohet.

"Zyra e prokurorit ka lëshuar një njoftim ndërkombëtar në kërkim për njeriun i cili është ndaluar në mungesë nën dyshimin për shkatërrim publik, sulm të rëndë dhe tentativë vrasjeje," thuhej në një deklaratë.

"Alarmi ndërkombëtar ka të bëjë me dorëzimin nën një urdhër arresti evropian dhe ekstradim nga çdo vend tjetër i botës."

Shpërthimi dhe zjarri të martën e kaluar detyruan qindra banorë në ndërtesën e banimit të evakuohen.

Katër nga të plagosurit mbeten në gjendje të rëndë dhe të paktën 140 apartamente u dëmtuan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco