Kush është vendi në Evropë që askush nuk e njeh dhe është vështirë të hysh si në Korenë e Veriut?!

Kush është vendi në Evropë që askush nuk e njeh dhe është vështirë të hysh si në Korenë e Veriut?!

09:19, 06/10/2021
A+ Aa A-

Transnistria edhe pse është e pavarur, ka monedhën e vet, ushtrinë, institucionet publike dhe madje edhe pasaportat, shumica e botës nuk e ka idenë se ekziston.

Është një vend i vetëshpallur, një shtet i shkëputur nga Moldavia që nuk njihet nga asnjë vend tjetër në botë

 Sipas OKB -së , Transnistria është pjesë përbërëse e Moldavisë dhe njihet nga vendet e tjera si e tillë.

Më 2 shtator vendi festoi 31 vjetorin e shpalljes së njeashme të pavarësisë.

Ekonomia e  Transnistrisë është pothuajse plotësisht nën kontrollin e familjes Sherif, përveç bizneseve të vogla bujqësore.

Ekipi i futbollit Sherif Tiraspol i cili arriti të fitoj ndaj kampionit Evropian, Real Madritit gjithashtu i përket kësaj familje. 

Ekipet e tjera në ligën moldave vijnë në këtë rajon, të cilin vendi i tyre nuk e njeh, përmes kontrollit të pasaportave.

Transnistria, shpalli pavarësinë e saj në mënyrë të njëanshme duke mos iu bashkuar Moldavisë me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik,.

Të hysh në Transnistria është po aq e vështirë sa në Korenë e Veriut.

Pasi kalohet përmes kontrollit kufitar të Moldavisë, shihen "paqeruajtësit" rusë me pushkët dhe tanket e tyre kallashnikovë. 

Ata mbajnë berete blu dhe përkrenare si paqeruajtësit e OKB -së, por pa stemën e OKB -së. 

Statusi i tyre real kundërshtohet pasi ata nuk janë pjesë e asnjë misioni të OKB -së .

 Ata nuk janë nën mandatin e OKB -së dhe sipas shumicës së vendeve perëndimore; ata janë atje në shkelje të sovranitetit të Moldavisë. 

Nga ana tjetër, Rusia pretendon se prania e saj atje është pjesë e një marrëveshje armëpushimi të vitit 1992 midis Moldavisë dhe Transnistrisë, duke deklaruar se ata janë atje për të parandaluar një konflikt midis të dy palëve. 

Pasi kalohet pranë "paqeruajtësve" dhe tanket e tyre, arrihet  në kontrollin kufitar të Transnistrisë, ku të gjithë duhet të zbresin nga furgoni për të kontrolluar dokumentet e tyre.

 Pjesa e brendshme e zyrës së emigracionit është e mbushur me njerëz që shtyhen në radhë për të bërë gati letrat e tyre të hyrjes. 

Nëse duhet të qëndroni më pak se 10 orë në Transnistria, procedura është e thjeshtë.

 Letra e hyrjes dhe pasaporta dorëzohet tek polici që ndodhet aty. 

Më pas ai pyet se sa kohë do të qëndroni atje dhe pastaj do t'ju kthejë gjysmën tjetër të letrës që keni plotësuar.

Pasaporta nuk vuloset, vetëm kjo letër hyrëse, e cila nuk duhet humbur pasi kërkohet në rrugë dhe kur largohesh nga "vendi".

 Nëse jeni duke qëndruar më shumë se 10 orë procedurat janë pak më të gjata do të duhet të regjistroheni në Ministrinë e Brendshme të vendit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco