‘Facebook po dobëson demokracinë’/ Dëshmia ‘bombë’ në Senatin e SHBA

‘Facebook po dobëson demokracinë’/ Dëshmia ‘bombë’ në Senatin e SHBA

19:21, 05/10/2021
A+ Aa A-

Një ditë pasi Facebook pësoi një nga momentet më të vështira në histori, për shkak se rrjetet sociale dolën offline për më shumë se 7 orë, një tjetër goditje vjen për kompaninë gjigante. Ish-drejtuesja e kësaj kompanie, Frances Haugen, e cila prej kohësh ka kritikuar Facebook, ka dhënë një dëshmi bombastike përpara Senatit Amerikan.

Bilbilfryrësja 37-vjeçare, Haugen, ka dëshmuar në kuadër të një seance dëgjimore për sigurinë e internetit.

Përpara senatorëve, ajo tha se ishte bashkuar me kompaninë Facebook si menaxhere produktesh për shkak se besonte se kjo kompani kishte potencialin për të nxjerrë më të mirën nga secili prej nesh.

“Por jam këtu për shkak se besoj se produktet e Facebook dëmtojnë fëmijët, thellojnë ndarjet, dobësojnë demokracinë dhe shumë më tepër,” tha ajo.

Më tej erdhi deklarata e fortë: “Drejtuesit e FB dinë se si të bëjnë produkte me të sigurta, por nuk duan”.

“Ata kanë vendosur përfitimet përpara njerëzve,” tha ajo. Sipas saj, Facebook shënjestron qëllimisht adoleshentët dhe fëmijët. Haugen tha se mungesa e transparencës për algoritmet e Facebook e bën të pamundur që të rregullohet puna e kësaj kompanie.

Ajo theksoi më tej se kompania mbështetet te inteligjenca artificiale për të moderuar përmbajtjen, për shkak se kjo është më e lirë. Por kjo ka shtuar keqinformimet dhe urrejtjen në rrjet.

Senatorët e kanë krahasuar gjigantin Facebook me kompanitë e mëdha të cigareve dhe kanë sugjeruar se duhet i njëjti rregullim si me rastin e duhanit.

Senatorët republikanë dhe demokratë kanë shprehur shqetësim në seancë për ndikimin që Facebook dhe Instagram kanë mbi shëndetin mendor të adoleshentëve.

Facebook i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë se shpenzojnë shuma të mëdha parash për sigurinë dhe masa të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Truth06/10/2021 02:50

Kjo eshte nje pleher marksiste. Ka qene be grupin qe beri Trump impeachment. Demokratet po luajne sikurse Enveri me 1967 me fene. Masat ngrihen dhe kerkojne zhdukjen e fese. Kjo ndyresire fajeson Facebook se nuk censuron sa duhet. Loje e pisanjoseve qe duan censurim total te Trump dhe republikaneve Po duan tju shesin popullit si mbrojtje per rinine. CNN e propagandon. Facebook luajti kunder republikaneve dhe eshte pengese per ta por kjo kerkon ta beje Facebook propagandist te liberaleve dhe te degjeneruarve.

Shto koment

Denonco