VIDEO-Virale/ Avioni gjigand ngec nën urë, nuk dihet arsyeja

VIDEO-Virale/ Avioni gjigand ngec nën urë, nuk dihet arsyeja

17:38, 05/10/2021
A+ Aa A-

Momente kur një avion në Indi ka ngecur nën një urë në kryeqytetin Delhi, janë bërë virale në rrjetet sociale.

Avioni ishte shitur dhe po transportohej kur u bllokua. Air India nxitoi të sqarojë se kompania nuk ka asnjë lidhje me incidentin.

Zyrtarët e aeroportit të Delhit thanë për mediat vendase se avioni nuk i përket flotës së aeroportit dhe se shoferi mund të jetë bërë ndonjë gabim gjatë transportimit të tij.

Sidoqoftë, videoja tashmë kishte mijëra shikime në Twitter dhe YouTube, me shumë përdorues që pyesin për rrethanat në të cilat ndodhi incidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco