Francë: Që nga viti 1950, rreth 216,000 fëmijë kanë qenë viktima të abuzimit priftëror

Francë: Që nga viti 1950, rreth 216,000 fëmijë kanë qenë viktima të abuzimit priftëror

17:05, 05/10/2021
A+ Aa A-

Që nga viti 1950, rreth 216,000 fëmijë kanë qenë viktima të abuzimit nga priftërinjtë katolikë në Francë, tha Jean-Marc Sove, kreu i një komisioni që heton abuzimet e kryera nga anëtarët e kishës.

Në prezantimin e raportit, Sove tha se numri mund të rritet në 330,000, kur abuzimi i njerëzve laikë të kishës të përfshihet në të, raporton BBC.

 

Një nga viktimat e vlerësoi raportin si një pikë kthese në historinë franceze.

Ai dënoi hierarkinë e kishës në prezantimin e raportit dhe e quajti institucionin jofunksional.

Sove deklaroi se Kisha Katolike tregoi "indiferencë mizore" ndaj viktimave.

Komisioni gjeti dëshmi për 2,900 dhe 3,200 abuzues, nga gjithsej 115,000 priftërinj dhe anëtarë të tjerë të klerit.

Raporti përdori të dhëna nga arkivat e kishës, gjykatës dhe policisë, dhe intervistat u kryen me viktimat.

Prodhimi i tij u porosit nga Kisha Katolike Franceze në 2018, pas skandaleve të shumta në vende të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco