Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Arrestimi i djemve VIP trondit Indinë, njëri djali i yllit të kinemasë, Shah Rukh Khan

Arrestimi i djemve VIP trondit Indinë, njëri djali i yllit të kinemasë, Shah Rukh Khan

13:40, 05/10/2021
A+ Aa A-

I pari është Aryan Khan, djali 23-vjeçar i yllit të Bollyëood, Shah Rukh Khan, i cili u arrestua të dielën herët në mëngjes me dyshimin se kishte përdorur drogë mjekësore në një festë.

I dyti është Ashish Mishra, djali i Ministrit të Brendshëm të Indisë, i cili akuzohet se ka urdhëruar shoferin e tij të fusë automjetin e tij mes një grupi fermerësh protestues, duke shkaktuar vdekje dhe plagosje. Në total, tetë persona u vranë. Sindikatat e fermave thanë se dy protestues vdiqën kur u përplasën, dy të tjerë që u plagosën më vonë u dorëzuan në spital, dhe tre punonjës të BJP dhe shoferi u rrahën për vdekje nga një turmë protestuesish.

Të dy, si Khan dhe Mishra, i kanë mohuar akuzat kundër tyre dhe dy rastet nuk janë të lidhur me njeri tjetrin.

Por mënyra në të cilën dy të rinjtë janë trajtuar nga forcat e rendit dhe vëmendja e madhe e mediave që i është kushtuar rastit të Khan, ka bërë që disa të vënë në dyshim axhendën e disa organeve të shtypit dhe të akuzojnë media të caktuara se po përpiqen të "njollosin Bollywood"

Khan u zbrit nga një anije lundrimi që ishte duke shkuar nga Mumbai - qyteti ku jeton familja e tij - në parajsën turistike të Goas.

Byroja e Kontrollit të Narkotikëve, e cila e arrestoi atë së bashku me disa të tjerë, tha se atë e ndaluan sipas ligjeve "të lidhura me posedimin, konsumin dhe shitjen e substancave të paligjshme". 23-vjeçari u mbajt në paraburgim deri më 7 tetor.

Analistët thanë, bazuar në dokumentet e arrestimit të Khanit, se sasia e drogës ka të ngjarë të ishte aq i vogël sa që nuk kishte asnjë arsye për ta mbajtur atë në paraburgim.

Avokati Satish Manshinde i mohoi me forcë akuzat. Ai i tha magjistratit në seancën e dorëzanisë të dielën se Khan ishte "kontrolluar dy herë kur hipi në kroçierë" dhe se "asnjë gjë kontrabandë nuk ishte gjetur tek ai" e nuk kishte "asnjë provë që të kishte konsumuar ndonjë drogë".

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco