Merren peng rojet në një burg të Francës

Merren peng rojet në një burg të Francës

13:39, 05/10/2021
A+ Aa A-

Dy roje burgu janë marrë peng në një burg në pjesën veriperëndimore të Francës dhe një rojë është lënduar në syrin e djathtë, njoftoi Ministria e Drejtësisë e Francës.

Kjo ministri gjithashtu tha se kanë filluar bisedimet në përpjekje për ta siguruar lirimin e pengjeve në burgun në Conde-sur-Sarthe- rreth 259 kilometra në perëndim të Parisit.

Njoftohet se njësitë e sigurimit në burg janë mobilizuar dhe atje janë dërguar edhe forca shtesë, shkruan Reuters.

Televizioni francez, BFMTW, raportoi se i dyshuari për marrjen peng të dy rojave është duke vuajtur një dënim me burgim të gjatë për dhunim seksual dhe vrasje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco