Çmimi Nobel 2021 për Fizikë, ja kush nderohet

Çmimi Nobel 2021 për Fizikë, ja kush nderohet

13:34, 05/10/2021
A+ Aa A-

Çmimi Nobel për Fizikë u është dhënë shkencëtarëve Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi, për punë novatore në parashikimin e ndryshimeve klimatike dhe për të kuptuarit e sistemeve komplekse fizike.

Sipas mediave të huaja, Manabe, 90 vjeç dhe Hasselmann, 89, u nderuan bashkërisht për “modelimin fizik të klimës së Tokës, përcaktimin e ndryshueshmërisë dhe parashikimin e besueshëm të ngrohjes globale”, sipas njoftimit për shtyp nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Ndërsa fizikani italian Parisi, 73 vjeç, mori gjysmën tjetër të çmimit, për “zbulimin e ndërveprimit të çrregullimit dhe luhatjeve në sistemet fizike nga shkallët atomike në planetare”.

Treshja u shpall fituese në një konferencë shtypi të martën në Stokholm, Suedi.

Puna e Manabe në vitet 1960 “hodhi themelet për zhvillimin e modeleve aktuale të klimës”, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në një deklaratë, ndërsa Hasselmann “krijoi një model që lidh së bashku motin dhe klimën” një dekadë më vonë.

Ndërkohë zbulimet e Parisi “bëjnë të mundur kuptimin dhe përshkrimin e shumë materialeve dhe fenomeneve të ndryshme dhe në dukje krejtësisht të rastësishme komplekse”.

Kjo nuk është e vërtetë vetëm për fizikën, por edhe për fusha të tjera, të tilla si matematika, biologjia, neuroshkenca dhe mësimi i makinerisë, shtoi akademia

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco