Portugalia vendos t'i japë dozën e tretë të vaksinës, moshave mbi 65 vjeç

Portugalia vendos t'i japë dozën e tretë të vaksinës, moshave mbi 65 vjeç

12:39, 05/10/2021
A+ Aa A-

Portugalia do të bashkohet me vendet evropiane që po japin doza përforcuese të vaksinës së koronavirusit për të gjithë ata mbi moshën 65 vjeç.

Portugalia, e cila ka shkallën më të lartë të vaksinimit në botë me 85% të popullsisë së saj të vaksinuar, filloi muajin e kaluar  të japë një dozë shtesë për ata të moshës mbi 16 vjeç me sistem imunitar të dobësuar. Tani ajo po e shtrin për të gjitha moshat 65 vjeç e lart duke filluar nga 11 tetori, tha Sekretari i Shëndetësisë, Antonio Sales.

Fushatat nxitëse në shtetet më të pasura të Evropës nxjerrin në pah një pabarazi në rritje në normat e vaksinimit në të gjithë BE -në.

Vendet e Evropës Lindore si Bullgaria dhe Rumania janë shumë prapa Spanjës, Francës dhe Portugalisë dhe po përpiqen të arrijnë t’u japin dozën e parë, të gjithë të rriturve.

Agjencia Evropiane e Barnave rekomandoi të hënën t'u jepej njerëzve me sistem imunitar të dobësuar, një dozë të tretë të vaksinës Pfizer-BioNTech ose Moderna, por ua la shteteve anëtare të vendosin nëse popullata më e gjerë duhet të merrte një dozë të tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco