Lajmi i fundit

ODEON/ Mimoza Mevlani: Festivali ‘Albania Gjimnastrada’ trashëgimi për brezat e rinj

Kush është kryebashkiakja seksi që ju ka hap luftë karteleve vdekjeprurëse të Meksikës?!

Kush është kryebashkiakja seksi që ju ka hap luftë karteleve vdekjeprurëse të Meksikës?!

12:32, 05/10/2021
A+ Aa A-

Kryebashkiakia e re Sandra Cuevas është zotuar se do ta bëjë Cuauhtemoc vendin më të sigurtë në Mexico City.

Cuevas i ka paralajmëruar kartelet e drogës se koha e tyre ka mbaruar në rrethin e saj të Mexico City.

35 vjeçarja një biznesmene dhe aktiviste ka përshkruar planet e saj për të çliruar Cuauhtémoc nga prangat e gangsterëve brenda 18 muajve.

Duke folur në Kongresin e qytetit të Meksikës, zonja Cuevas ndau vendosmërinë e saj për të dëbuar nga zona, Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco ose CJNG dhe La Unión de Tepito.

Ajo është shprehur:  "Ne do të përballemi me krimin e organizuar, krimi i organizuar do të largohet nga Cuauhtémoc."

Sipas Milenio.com , zonja Cuevas ka këmbëngulur se politika e saj e rreptë ka mbështetjen dhe koordinimin e plotë të qeverisë.

Kryebashkiakja ka treguar gjithashtu se ajo nuk ka asnjë iluzion se sa e madhe është sfida e punës në fjalë.

"Edhe nëse ka një ose një mijë kërcënime, objektivi i garantimit të sigurisë në Cuauhtémoc do të përmbushet," tha zonja Cuevas.

Blog Narco raporton se projekti për lirimin e kontrollit të karteleve të zonës do të "funksionojë në mënyrë respektuese", por ka të ngjarë të kërkojë ndihmë të shtuar të sigurisë dhe ushtrisë.

Si pjesë e luftës kundër krimit të organizuar, zonja Cuevas njoftoi sesi kullat e reja të kontrollit të kamerave do të zbatohen për të mbrojtur popullsinë e saj prej 550,000 personash dhe më shumë se 6 milionë vizitorë të përditshëm.

Kartelet e shënjestruar posaçërisht do të jenë La Unión, Anti-Unión, La Ronda 88 dhe CJNG gjysmë të militarizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco