Pandora Papers/ Gazetari i BBC pyet kryeministrin çek, por ja çfarë merr në vend të përgjigjjes

Pandora Papers/ Gazetari i BBC pyet kryeministrin çek, por ja çfarë merr në vend të përgjigjjes

12:12, 05/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri çek Andrei Babis  është mërzitur dukshëm kur një gazetar i BBC u përpoq t’i drejtohej atij për t’i bërë pyetje në lidhje me emrin e tij që është përfshirë në çështjen e shumë përfolur 'Pandora Papers'.

Sipas shifrave të rrjedhura në mediat ndërkombëtare, duke shkaktuar trazira në opinionin publik, politikani çek ka investuar 22 milionë dollarë në kompanitë  që kanë shërbyer në blerjen e Kullës Bigo në Mougins në Francën jugore. 

Babis më herë u mbrojt në lidhje me këtë çeshtje duke u shprehur:

"Unë kurrë nuk kam bërë asgjë të paligjshme ose të keqe. Por kjo nuk i ndalon ata të përpiqen të më diskreditojnë dhe të ndikojnë në zgjedhjet parlamentare në Republikën Çeke," tha ai në llogarinë e tij në Twitter.

Megjithatë kryeministri çek nuk mund të fshihnte zhgënjimin e tij kur një gazetar i BBC-së u afrua për ti marrë një koment ose shpjegim më të mëtejshëm për rastin.

Përballë kamerës së BBC -së, shihet që Babis largohet me shpejtësi duke i thënë gazetarit se herën tjetër ata do të duhet të kërkojnë lejen e tij për të bërë foto.

 Ndërsa gazetari e ndjek atë me kamera, duke pyetur pse zgjodhi të përdorte një kompani offshore për të blerë prona të paluajtshme në Francë, një nga burrat që shoqëronte politikanin shtyn gazetarin.

Politikani çek më pas duket sikur pranon të flas për rrjetin britanik, por në vend që t'i përgjigjet pyetjes së bërë nga gazetari, ai zgjedh të përsërisë se ai nuk kishte leje për ta filmuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco