'Me trishtim ju njoftoj se Zonja e Parë e Florida dhe gruaja ime, është me kancer gjiri'

'Me trishtim ju njoftoj se Zonja e Parë e Florida dhe gruaja ime, është me kancer gjiri'

12:14, 05/10/2021
A+ Aa A-

Kejsi DeSantis, gruaja e guvernatorit Ron DeSantis nga Florida, është diagnostikuar me kancer të gjirit.

"Jam i trishtuar të raportoj se Zonja e Parë e Floridës dhe gruaja ime e dashur është diagnostikuar me kancer të gjirit," tha guvernatori republikan në një deklaratë  të hënën.

"Si nënë e tre fëmijëve të vegjël, Kejsi është qendra e familjes sonë dhe ka ndikuar në jetën e banorëve të Floridës përmes nismave të saj si Zonja e Parë. Ndërsa përballet me sprovën më të vështirë të jetës së saj, ajo do të ketë jo vetëm kanë mbështetjen time të palëkundur, por mbështetjen e të gjithë familjes sonë, si dhe lutjet dhe urimet e mira nga të gjithë banorët e Floridës në të gjithë shtetin tonë. Kejsi është një luftëtare e vërtetë dhe ajo kurrë, kurrë, kurrë nuk do të heqë dorë, "theksoi guvernatori.

Kejsi DeSantis, 41 vjeçe, është një ish-producente dhe prezantuese televizive fituese e çmimeve Emmy.

Të martuar që nga viti 2010, Kejsi dhe Ron DeSantis janë prindër të tre fëmijëve të vegjël: Madison 4 vjeç, Mason 3 vjeç dhe Mamie, 18 muajshe, që është fëmija i parë i lindur në rezidencën e guvernatorit të Floridës në më shumë se gjysmë shekulli.

Gjatë qëndrimit të saj deri më tani si Zonja e parë e Floridës, DeSantis ka kryesuar disa nisma të mëdha, duke përfshirë "Hope Florida - Një rrugë drejt prosperitetit, vetë-mjaftueshmërisë ekonomike dhe shpresës".

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco