Brenda ‘shpellave të ferrit’në Irlandë ku lindi Halloween

Brenda ‘shpellave të ferrit’në Irlandë ku lindi Halloween

11:01, 05/10/2021
A+ Aa A-

Në mes të një fushe në një pjesë pak të njohur të Irlandës është një tumë e madhe e shkelur nga nga delet. Këto bagëti enden lirshëm, duke përtypur barin nën këmbët e tyre. Megjithatë, po të kishin qenë në të njëjtin vend 2,000 vjet më parë, këto kafshë ndoshta do të kishin qenë të tmerruara, të ngritura lart nga paganë të veshur me kostume që ua flijonin ato, demonëve keltë që banonin pranë shpellës Oweynagat.

E konsideruar nga keltët e lashtë si një kalim midis Irlandës dhe "botës tjetër" të infektuar nga djalli, Oweynagat (shqiptohet "Oen-na-gat" dhe do të thotë "shpella e maceve") ishte vendlindja e festivalit Samhain, rrënjët e lashta të Halloween, sipas arkeologut irlandez Daniel Curley.

Larg nga kremtimi që është bërë tani aq miqësor për fëmijët, Halloëeen ka në gjurmët e tij të origjinës një ritual të përgjakshëm dhe të frikshëm të shënuar në Rathcroghan, një ish-qendër keltike e varrosur nën tokën bujqësore të qarkut Roscommon të Irlandës.

Daniel Curley është një ekspert në Rathcroghan, i cili ishte qendra e mbretërisë së lashtë irlandeze të Connaught.

 Në zemër të Rathcroghan, në atë tumë monumentale, kafshët flijoheshin në një tempull të fuqishëm pagan gjatë festivalit Samhain.

Tani Irlanda po bën presion për statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për Rathcroghan ("Rath-craë-hin"), një mister 5,500-vjeçar, i cili po dekodohet dalëngadalë nga shkencëtarët dhe historianët.

ImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco