Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Talibanët vrasin në mënyrë mizore, 13 Hazaras etnikë

Talibanët vrasin në mënyrë mizore, 13 Hazaras etnikë

10:54, 05/10/2021
A+ Aa A-

Kabul - Forcat talebane vranë në mënyrë mizore 13 Hazarë etnikë, shumica prej tyre ushtarë afganë që ishin dorëzuar ndaj të ardhurve në pushtet, tha të martën një grup i njohur i të drejtave.

Vrasjet ndodhën në fshatin Kahor në provincën Daykundi në Afganistan më 30 gusht, sipas një hetimi nga Amnesty International. Njëmbëdhjetë prej viktimave ishin anëtarë të forcave afgane të sigurisë dhe dy ishin civilë, mes tyre një vajzë 17-vjeçare.

Vrasjet e raportuara ndodhën rreth dy javë pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit me një sulm blic, duke kulmuar me marrjen e Kabulit. Në atë kohë, udhëheqësit talebanë u përpoqën të siguronin afganët se ata kishin ndryshuar në krahasim me sundimin e tyre të egër të mëparshëm në fund të viteve 1990.

Ndërkohë në Kabul, talebanët thanë të martën se ata arrestuan 11 anëtarë të grupit Shteti Islamik, një kundërshtar dhe armik i ashpër i tyre.

Dega e grupit të Shtetit Islamik - me qendër në provincën lindore Nangarhar - ka marrë përgjegjësinë për një mori sulmesh të kohëve të fundit që synojnë të vrasin forcat talebane në Afganistanin lindor dhe gjetkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco