SHBA/ Linjat ajrore, mbi 51 miliardë dollarë humbje në 2021

SHBA/ Linjat ajrore, mbi 51 miliardë dollarë humbje në 2021

09:58, 05/10/2021
A+ Aa A-

Linjat ajrore pritet të pësojnë një humbje kumulative globale prej 51,8 miliardë dollarë këtë vit për shkak të COVID-19, megjithatë do të hyjnë në 2022 me një humbje të reduktuar në 11,6 miliardë dollarë, tha sot Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA.

Këto parashikime, të publikuara me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të IATA-s në Boston, janë më pesimiste sesa ato të publikuara në prill, kur organizata priste një humbje prej 47,7 miliardë këtë vit.

IATA, gjithashtu, ka rishikuar lart humbjen e pësuar nga kompanitë në vitin 2020, në 137,7 miliardë dollarë kundrejt 126,4 të përmendur më parë.

“Pavarësisht nga ndikimi i madh i situatës shëndetësore në sektorin e aviacionit, që do të rezultojë në humbje kumulative prej më shumë se 200 miliardë dollarë midis 2020 dhe 2022, ne kemi kaluar kryesisht pikën më të ulët të krizës”, tha drejtori ekzekutiv i IATA-s, Willie Walsh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco