Kriza në Facebook/ Nis kërkimi për personin që shkaktoi problemin

Kriza në Facebook/ Nis kërkimi për personin që shkaktoi problemin

09:39, 05/10/2021
A+ Aa A-

E përditshmja britanike Daily Mail shkruan se ka nisur kërkimi për personin që nxori offline rrjetin social Facebook dhe mediat e tjera në pronësi të saj si Instagram dhe Whatsapp.

Kompania ka bërë me dije se problemi ka ardhur për shkak të një konfigurimi problematik dhe jo nga një sulm jashtë kompanisë.

Problemet nisën rreth orës 4:45 të pasdites, kur Facebook, Instagram, WhastApp dhe Facebook Messenger dolën offline për të paktën gjashtë orë. Facebook ka shpjeguar se problemi u shkaktua nga një përditësim problematik, i cili u dërgua në serverat qendrore duke i shkëputur rrjetet sociale nga interneti.

Por ky ishte fillimi i problemit. Sistemet e Facebook drejtohen nga të njëjtat servera. Kjo do të thotë se gjithçka nevojitej për të rregulluar problemin- që nga pajisjet dixhitale e deri te çelësat e dyerve kishin dalë jashtë përdorimit.

Duke qenë se gjithçka ishte offline, inxhinierët u detyruan të risartojnë gjithçka manualisht, por fillimisht nuk futeshin dot brenda.

Vetëm pas një beteje prej gjashtë orësh, gjithçka u kthye në normalitet. Një burim tha se problemi u thellua për shkak se shumica e stafit punon nga shtëpia për shkak të pandemisë.

Gjatë kësaj kohe, aksionet e Facebook ranë me 5 përqind, duke bërë që Mark Zuckerberg të humbasë 7 miliard dollarë nga pasuria e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Renato05/10/2021 14:53

Mire ti behet bytheq...

Shto koment

Denonco