Komplot në Francë për rrëmbimin e fëmijëve, nën ndikimin global të ekstremistëve të QAnon

Komplot në Francë për rrëmbimin e fëmijëve, nën ndikimin global të ekstremistëve të QAnon

09:29, 05/10/2021
A+ Aa A-

Paris - Fabrika e vjetër e kutive muzikore ishte braktisur për vite me radhë në periferi të qytetit malor të Zvicrës, me bojë të zbehur në skajet e mureve të saj të errët gri dhe të verdhë.

Ky ishte vendi i fshehur perfekt për nënën e re franceze dhe vajzën e saj 8-vjeçare që u vunë në zemër të Operacionit Lima, një komplot ndërkombëtar për rrëmbimin e fëmijëve i planifikuar dhe financuar nga një grup francez nën jehonën e lëvizjes së ekstremit të djathtë QAnon.

Lola Montemaggi kishte humbur kujdestarinë e vajzës së saj, Mia, nga nëna e saj muaj më parë sepse shërbimet mbrojtëse të qeverisë franceze të fëmijëve kishin frikë se gruaja e re ishte e paqëndrueshme.

Montemaggi gjeti njerëz në internet të cilët ndanin me njeri tjetrin, besimin e QAnon sikur gjoja vetë punonjësit e qeverisë po drejtonin një rrjet trafikimi fëmijësh.

Ndaj ajo iu drejtua rrjetit të saj për të bërë atë që i duhej të bënte: Të shpëtonte Mia.

Rrëmbimi i vajzës nga shtëpia e gjyshes më 13 prill shënoi atë që besohet të jetë hera e parë që teoricienët e komplotit në Evropë kanë kryer një krim të lidhur me rrjetin e besimeve të rreme të stilit QAnon, i cili bëri që edhe qindra veta të sulmonin Kapitolin e SHBA në 6 janar.

Kjo tregon se si ajo që dikur ishte një lëvizje rreptësisht amerikane është shpërndarë si metastazë në të gjithë botën, ku Europol, agjencia evropiane të policisë, e ka shtuar QAnon në listën e saj të kërcënimeve në qershor.

Ndikimi i QAnon tani është gjurmuar në 85 vende dhe besimet e tij janë përshtatur me kontekstet dhe gjuhët lokale nga hindishtja në hebraishten.

Një baba nga Kalifornia psh. këtë verë i çoi dy fëmijët e tij në Meksikë dhe i vrau nën ndikimin e "teorive të komplotit QAnon dhe Illuminati", thonë autoritetet federale.

Mbështetësit e QAnon gjithashtu janë lidhur me të paktën gjashtë përpjekje për rrëmbime në Shtetet e Bashkuara, të bindur se fëmijët po bien viktima të pedofilëve, sipas Mia Bloom, e cila dokumentoi rrëmbimet për librin e saj në QAnon të botuar këtë verë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco