Dita e katërt radhazi/ Kina dërgon serish aeroplanë në zonën mbrojtëse të Tajvanit

Dita e katërt radhazi/ Kina dërgon serish aeroplanë në zonën mbrojtëse të Tajvanit

08:22, 05/10/2021
A+ Aa A-

Tajvani i ka bërë thirrje Kinës që t’i ndalojë ato që i quajti veprime të papërgjegjshme provokuese, pasi një numër rekord i aeroplanëve u futën në zonën e vet mbrojtëse.

Hyrja e aeroplanëve të hënën e shënoi ditën e katërt radhazi të këtyre veprimeve nga Kina. Gati 150 aeroplanë kinezë janë futur në zonën mbrojtëse të Tajvanit gjatë kësaj periudhe, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Tajvani ka raportuar për më shumë se një vit për aeroplanët kinezë që kanë fluturuar afër territorit të tij.

Në rastin e fundit u përfshinë 36 aeroplanë luftarakë të tipit J-16 dhe 12 bombardues H-6, të cilët mund të bartin armë bërthamore. Sipas një harte të paraqitur nga qeveria tajvaneze, të gjithë këta aeroplanë kanë fluturuar afër Ishujve Pratas.

“Kërkojmë nga autoritetet e Pekinit që menjëherë t’i ndalin veprimet e papërgjegjshme provokuese. Kina është fajtore për shkaktimin e tensioneve mes dy palëve të Ngushticës (së Tajvanit) dhe ajo i ka rrezituar edhe më tej sigurinë dhe rendin rajonal”, tha një zëdhënës tajvanez.

Si reagim, Kina i akuzoi Shtetet e Bashkuara se po provokojnë dhe paralajmëroi kundër përkrahjes për pavarësinë e Tajvanit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco