Rikthehen pas 7 orësh Facebook dhe Instagram, probleme për Whatsapp

Rikthehen pas 7 orësh Facebook dhe Instagram, probleme për Whatsapp

23:54, 04/10/2021
A+ Aa A-

7 orë black out! 

Facebook, Instagram dhe Whatsapp kanë rikthyer shërbimet për miliona përdorues në të gjithë botën.

Rrjetet sociale kanë filluar të logohen vetëm pak minuta më parë, në prag të mesnatës. E njëjta gjë s'mund të thuhet për Whatsapp, i cili vijon të ketë probleme.

Nga ora 17:00 e pasdites së kësaj të hëne, asnjë prej tre aplikacioneve më të përdorura në botë nuk funksionuan, për shkak të një problemi në serverin qendror të Facebook. 

Kujtojmë që Instagram dhe Whatsapp janë pronë e bosit të Facebook, Mark Zuckerberg.  

Në 2019 Facebook pësoi black out-in më të gjatë që prej krijimit të tij, prej 24 orësh, ku asnjë përdorues nuk aksesohej dot në profilin personal. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco