E rrallë: Indoneziani martohet me një tenxhere me oriz, divorcohet pas katër ditësh

E rrallë: Indoneziani martohet me një tenxhere me oriz, divorcohet pas katër ditësh

20:45, 04/10/2021
A+ Aa A-

Trendi i dasmave me sende të ndryshme duket se po bëhet më i popullarizuar, dhe ndër shembujt e fundit është një burrë nga Indonezia, i cili, duke mbajtur një ceremoni të çuditshme, u martua me një tenxhere me oriz dhe u divorcua pas katër ditësh sepse "nuk mund ta duronte presionin ”.

Khoirul Anam nga Magelang, Java, postoi fotografi nga një ceremoni e çuditshme martesore në Facebook duke njoftuar martesën e tij me një tenxhere elektrike orizi.

Fotografitë tregojnë Anamin me një kostum tradicional të bardhë martese, ndërsa "nusja" e tij elektrike kishte një vello të bardhë të bashkangjitur.

Dasmat me sende të çuditshme janë bërë padyshim një trend në mesin e përdoruesve të rrjeteve të ndryshme sociale.

 Ashtu si në ceremonitë e vërteta, një martesë vuloset me një puthje. 

Anam gjithashtu postoi lavdërime për gruan e tij "ideale", me një përshkrim të figurës "i sinqertë, i qetë, i bindur, nuk flet shumë, di të gatuajë".

Sidoqoftë, ky nuk ishte fundi i çuditshmërisë kur bëhet fjalë për këtë martesë. 

Pas katër ditësh, Anam njoftoi se ai kishte vendosur t'i jepte fund martesës gjithsesi dhe u divorcua nga tenxhereja e orizit, duke thënë se ishte shumë e vështirë për t'i bërë ballë 'presionit'.

Ai tha se ishte një vendim "i vështirë" dhe pranoi se nuk kishte partner të përsosur për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco