Lajmi i fundit

Shpërthim i fortë në Tiranë

Një oaz në mes të shkretërirës: Liqenet e Dashurisë në Dubai

Një oaz në mes të shkretërirës: Liqenet e Dashurisë në Dubai

14:42, 04/10/2021
A+ Aa A-

Liqenet e shkretëtirës të bëra nga njeriu në Dubai janë një spektakël vizual dhe tërheqin turmat për shkak të paraqitjes së tyre në Instagram.

Më i madhi prej tyre quhet 'Liqenet e Dashurisë' i cili u hap në nëntor 2018 dhe që atëherë ata janë bërë një pikë e rëndësishme për familjet, beqarët dhe çiftet e reja.

Ata janë formuar si dy zemra të ndërthurura dhe shtrihen në një sipërfaqe prej 550,000 m2. Për shkak të madhësisë së tyre,  janë të dukshme plotësisht vetëm nga qielli. Një pjesë e dekorit të tyre përfshin pemë të mbjella në formën e fjalës "dashuri" dhe mund të shëtisni rreth tyre nëpër një numër shtigjesh të krijuara për këtë qëllim.

'Liqenet e Dashurisë' shtrihen në buzë të Rezervatit të Mbrojtur të Shkretëtirës Al Marmoom e cila mbulon 10 përqind të sipërfaqes së përgjithshme të Dubait.

Rezervati i Al Marmoom është gjithashtu vendi i gjitarëve, zogjve dhe peshqve, përfshirë 19 specie të rrezikuara.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco