Gjykata miraton vendimin: Ky shtet do të paguajë 674 dollarë kompensim për çdo vdekje nga covid

Gjykata miraton vendimin: Ky shtet do të paguajë 674 dollarë kompensim për çdo vdekje nga covid

14:30, 04/10/2021
A+ Aa A-

Gjykata e lartë e Indisë ka miratuar vendimin e qeverisë për të paguar 50,000 rupi (674 dollarë) si kompensim për çdo vdekje për shkak të Covid-19.

Urdhri i Gjykatës së Lartë pasoi një peticion të avokatëve që kërkonin kompensim sipas ligjeve të Indisë për menaxhimin e pandemisë, raporton “BBC”.

India ka regjistruar zyrtarisht më shumë se 447,000 vdekje nga Covid-19 deri më tani.

Sidoqoftë, ekspertët besojnë se deri në 10 herë më shumë njerëz mund të kenë humbur jetën nga virusi.

Gjykata shtoi se kompensimi duhet të paguhet brenda 30 ditëve pasi familjarët të bëjnë aplikimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco