Rama nën hapat e vëllait të tij Erdogan për rritjen e çmimit të energjisë, por ja çfarë po ndodh  në Turqi

Rama nën hapat e vëllait të tij Erdogan për rritjen e çmimit të energjisë, por ja çfarë po ndodh në Turqi

14:03, 04/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama diten e djeshme paralajmëroi gjithë shqiptarët se një tjetër krizë po vjen drejt Shqipërisë.

Sipas Ramës bëhet fjalë për krizën energjitike .

‘Të dashur bashkëqytetarë dhe bashkëqytetare, vala goditëse e një tjetër fatkeqësie natyrore, kësaj radhe e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare, po vjen drejt Shqipërisë. Nuk është as tërmet, as virus, as përmbytje dhe lavdi Zotit, nuk kërcënon jetë njerëzish. Por në aspektin ekonomik e social ka një energji negative që mund të ketë efekte gjithaq tronditëse, mbi jetën e familjeve, bizneseve, shoqërisë’ u shpreh Rama ndër të tjera ditën e djeshme .

Siç duket Rama po ndjek hapat e vëllait të tij Erdogan i cili në gusht të këtij viti e rriti çmimin e energjisë elektrike.

Kjo kosto e energjisë rriti inflacionin në Turqi në shtator.

Çmimet u rritën në bazë vjetore me 19.8% pas një rritjeje prej 19.25% në gusht, ndërsa një parashikim mesatar prej 22 analistësh në një sondazh të Bloomberg foli për një rritje prej 19.65%.

Sipas specialistëve inflacioni në Turqi po ecën me një shpejtësi skëterrë ndërsa tani është në normën 20%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco