Pas Pandora Papers, Shtëpia e Bardhë zotohet të godasë skemat e padrejta tatimore

Pas Pandora Papers, Shtëpia e Bardhë zotohet të godasë skemat e padrejta tatimore

11:07, 04/10/2021
A+ Aa A-

Shtëpia e Bardhë po zotohet të "godasë skemat e padrejta të taksave", pasi dokumentet e zbuluara Pandora Papers, zbuluan sesi elita globale e fsheh pasurinë e saj në një sistem sekret.

BBC ka raportuar se Mbreti i Jordanisë grumbulloi fshehurazi prona me vlerë miliona në Malibu, Kaliforni dhe Uashington DC.

Një mesazh në Tëitter nga llogaria e Shtëpisë së Bardhë thotë: "Programi i Presidentit Biden “Build Back Better” do të godasë skemat e padrejta të taksave

"Është koha për t'u marrë me punonjësit amerikanët dhe për të siguruar që super të pasurit të paguajnë pjesën e tyre"

Një tjetër mesazh thoshte se administrata e Biden planifikon të "sigurojë që të pasurit të paguajnë pjesën e tyre të taksave - duke i dhënë klasës së mesme një ulje të taksave dhe duke siguruar kosto më të ulëta për kujdesin e fëmijëve, kujdesin shëndetësor dhe edhe më shumë për familjet që punojnë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco