Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Disa shtete të BE japin dozat përforcuese të vaksinës, pritet reagimi i EMA

Disa shtete të BE japin dozat përforcuese të vaksinës, pritet reagimi i EMA

10:29, 04/10/2021
A+ Aa A-

Kombet evropiane po veçohen nga njeri tjetri lidhur me planet për dhënien e dozave shtesë të vaksinës Covid, ku disa po ecin përpara dhe po japin doza shtesë edhe para se agjencia e barnave të BE-së të ketë përcaktuar nëse janë të sigurta dhe efektive.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të japë mendimin e saj mbi dozat shtesë sot - por Italia, Franca, Gjermania dhe Irlanda janë ndër ato vende që tashmë kanë filluar të japin injeksione përforcuese.

Shtytja drejt dozave përforcuese do të nxisë më tej debatin e vazhdueshëm nëse vendet e pasura duhet të japin shtesat ndërkohë që kombet më të varfra ende po përpiqen të kenë furnizime.

Organizata Botërore e Shëndetit u ka bërë thirrje vendeve që të vonojnë dozat shtesë derisa më shumë njerëz në të gjithë botën të jenë të vaksinuar.

Një problem është pabarazia në normat e vaksinimit, me Evropën Lindore që ka mbetur prapa fqinjëve të saj.

Qendra e Sëmundjeve Infektive të BE paralajmëroi javën e kaluar se mbulimi i vaksinave në rajon ishte ende shumë i ulët dhe kishte rrezik të një rritjeje të konsiderueshme të rasteve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve gjatë gjashtë javëve të ardhshme.

Vetëm 61% e popullsisë së përgjithshme të BE është vaksinuar plotësisht, dhe vetëm tre vende - Malta, Portugalia, Islanda - kanë vaksinuar më shumë se 75% të popullsisë së tyre të përgjithshme.

Nëse EMA jep mbështetjen e saj për dozën përforcuese nga Pfizer, blloku prej 27 anëtarësh do të bashkohet me SHBA, Britaninë dhe Izraelin, të cilët tashmë kanë marrë dritën jeshile për t'i administruar ato.

Ato janë mbështetur në të dhënat nga Izraeli ku dozat përforcuese për gjithë popullsinë, treguan se më shumë se 1.1 milion njerëz të moshës 60 vjeç e lart që  morën një dozë përforcuese të Pfizer, rezultuan në një rënie të infeksioneve të përgjithshme si dhe sëmundje të rënda nga Covid-19 në atë grup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco