Video virale/ 21 vjeçarja i 'bën zbor' hajdutit të makinës së saj

Video virale/ 21 vjeçarja i 'bën zbor' hajdutit të makinës së saj

09:52, 04/10/2021
A+ Aa A-

Një 21 vjeçare nga Skocia pa hajdutin teksa përpiqej ti vidhte makinën dhe arriti ta mbyllte aty derisa mbërriti policia.

Rebecca Cheuk dëgjoi qenin e saj teksa lehte pranë dritares dhe kur shkoi për të parë se çfarë po ndodhte jashtë, brenda makinës së saj Mercedes A45 pa një të huaj që po përpiqej ta vidhte.

Pa u menduar gjatë ajo mori çelësat e makinës në njërën dorë ndërsa me dorën tjetër telefonin për të lajmëruar policinë.

Sa herë që hajduti e zhbllokonte, Cheuk e mbyllte përsëri, diçka që përsëritej derisa autori e kuptoi se nuk mund të bëntë asgjë dhe hoqi dorë nga çdo përpjekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco