Ishte i njohur për karikaturat e tij anti-islame, ndërron jetë tragjikisht Lars Vilks

Ishte i njohur për karikaturat e tij anti-islame, ndërron jetë tragjikisht Lars Vilks

09:36, 04/10/2021
A+ Aa A-

Një karikaturist suedez që skicoi kokën e Profetit Muhamed në trupin e një qeni ka ndërruar jetë në një aksident rrugor, sipas mediave lokale.

Lars Vilks thuhej se po udhëtonte me një makinë civile të policisë e cila u përlas me një kamion pranë qytetit Markaryd në Suedinë jugore.

Gjithashtu dhe dy policët që po shoqëronin Vilks ndërruan jetë ndërsa shoferi i kamionit u plagos.

Vilks 75 vjeç jetonte nën mbrotjen e policisë pasi ai kishte marrë kërcënime me vdekje për shkak të karikaturave të tij.

Karikatura, e botuar në vitin 2007, ofendoi shumë muslimanë që e konsideronin paraqitjen vizuale të Profetit si blasfemi.

Policia nuk e ka zbuluar identitetin e të vrarëve në incidentin e së dielës, por partnerja  e Vilks konfirmoi vdekjen e tij për gazetën Dagens Nyheter .

Në deklatatën e policisë thuhej se ishte ende e paqartë si ndodhi ngjarja.

Karikatura e Vilks shkaktoi aq shumë zëmërimin sa që kryeminsitri i atëhershëm Fredrik Reinfeldt takoi ambasadorë nga 22 vende myslimane në një përpjekje për të zbutur situatën.

Menjëherë më pas, Al-Kaeda në Irak ofroi një shpërblim prej 100,000 dollarë për vrasjen e tij.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco