Ish -menaxheri i Google trondit me deklaratën e tij: Studiuesit e Inteligjencës Artificiale po ‘krijojnë Zotin’

Ish -menaxheri i Google trondit me deklaratën e tij: Studiuesit e Inteligjencës Artificiale po ‘krijojnë Zotin’

08:56, 04/10/2021
A+ Aa A-

Me zhvillimin e teknologjisë, produktet e intiligjencës artificial kanë filluar të zënë gjithnjë e më shumë vend në jetën tonë.

Është folur shpesh për intiligjencën artificial dhe shqetësimet janë gjithashtu serioze.

I fundit që ka folur në lidhje me këtë problem është Mo Gawdat në një intervistë për gazetën e përditshme britanike ''The Times''.

 Ish-menaxher i Google X ka tronditur të gjithë me rrëfimin e tij.

X Development, më parë Google X, është një strukturë kërkimore e inteligjencës artificiale e themeluar nga Google në 2010. 

 Mo Gadat, i cili ishte menaxheri i biznesit të organizatës në vitet kur u themelua theksoi se kjo inteligjencë artificiale do të sillte fundin e njerëzimit, si Skynet në filmin Terminator në vitet  '90.

 Ai mendon se inteligjenca e përgjithshme artificiale (AGI), një lloj inteligjence artificiale (AI) që ne shpesh e shohim në filmat fantastiko -shkencorë, është e pashmangshme.

Gawdat shpjegoi se ata kanë zhvilluar krahë robotikë që kapin dhe mbajnë deri tek një top të vogël.

"Papritmas kuptova se kjo situatë është në të vërtetë e frikshme' duke shtuar: "Realiteti është, se ne po krijojmë Zotin."" tha ish -ekzekutivi i Google X.

Ajo që e frikëson më shumë  ish-menaxherin është se makinat mësojnë shumë më shpejt se njerëzit.

  "Ata po bëjnë atë që fëmijët do të bënin në moshën 2 vjecare" tha ai, duke krahasuar inteligjencën artificiale me fëmijët.

Sipas Gawdat, një apokalips i epërsisë së inteligjincës artificiale duket i pashmangshëm. 

Në fakt, AI ka përfitime të shumta në një sërë fushash, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, arsimin dhe argëtimin. 

Sidoqoftë, ish- ekzekutivi i Google tha se inteligjenca artificiale nuk është zgjidhja. 

Për më tepër, ai pretendon se kjo intiligjencë artificiale mund të bëhet një kërcënim për njerëzimin përmes keqmenaxhimit. 

Për shembull, Hong Kongu i kontrolluar nga Kina përdor njohjen e fytyrës për të kontrolluar qytetarët e tij, për të kufizuar lirinë e shprehjes dhe për të zbatuar ligjet e tyre të ashpra.

 Ndoshta problemi më i madh është se AI pasqyron paragjykimin e personit që e krijoi atë. 

Kjo është arsyeja pse shumë algoritme të UA janë të afta për racizëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco