Viktimat e avionit në Milano: Familja e miliarderit rumun dhe nipi 1 vjeç

Viktimat e avionit në Milano: Familja e miliarderit rumun dhe nipi 1 vjeç

07:58, 04/10/2021
A+ Aa A-

Një avion privat është përplasur mbi një godinë zyrash bosh në Milano të Italisë , duke i lënë të vdekur të tetë personat në bord.

Avioni, i cili ishte drejtuar për në ishullin e Sardenjës, u rrëzua pasi u ngrit nga aeroporti Linate i Milanos.

Pilot ishte miliarderi rumun Dan Petrescu, 68 vjeç. Ai vdiq së bashku me gruan dhe djalin e tyre, thonë mediat italiane.

 Sipas shtypit rumun, djali 30-vjeçar i Petreskut, një studiues në Kanada, kishte mbërritur në Itali me disa miq (ai nga Lombardia, ajo nga Rumania me kombësi franceze), foshnja e tyre njëvjeçare dhe gjyshja e fëmijës , edhe rumune. Midis viktimave do të ishte një tjetër i ri i huaj.

Përplasja i vuri flakën godinës së zyrave dhe disa makinave të parkuara. Askush në tokë nuk u lëndua.

Ka nisur një hetim për shkaqet e rrëzimit.

Disa dëshmitarë thonë se Pilatus PC-12 me një motor kishte marrë zjarr ndërsa rrëzohej.

"Kam dëgjuar zhurmën e një avioni sipër meje sikur aeroplani të ishte duke e fikur motorin," tha një banor , Giuseppe, për agjencinë e lajmeve Reuters.

"Pastaj dëgjova një shpërthim shumë të fortë, dritaret e shtëpisë sonë filluan të dridhen, kështu që hapa dritaren dhe pashë një re të madhe tymi që ngrihej," shtoi ai.

Miliarderi Petresku, një zhvillues pronash, ishte një nga njerëzit më të pasur të Rumanisë. Përveç tij, gruas së tij dhe djalit të tyre 30-vjeçar, edhe një fëmijë gjithashtu raportohet të jetë në mesin e të vrarëve.

Agjenti i pasurive të patundshme i suksesshëm është një nga njerëzit më të pasur në vend, pronar i hipermarketeve dhe galerive tregtare (Metro dhe Real), me shtetësi të dyfishtë rumune dhe gjermane. Partner në Ion Tiriac dhe me asete të vlerësuara në rreth 3 miliardë euro, Petresku 68-vjeçar ishte transferuar në Gjermani për t'i shpëtuar sundimit të Nikolae Çausheskut dhe ishte kthyer në vend pas vitit 1989.

 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco