Zgjedhjet e para në historinë e Katarit, asnjë grua nuk zgjidhet si ligjvënëse

Zgjedhjet e para në historinë e Katarit, asnjë grua nuk zgjidhet si ligjvënëse

20:34, 03/10/2021
A+ Aa A-

Votuesit në Katar nuk zgjodhën asnjë prej 26 grave që kandiduan në zgjedhjet e para legjislative të vendit, duke zhgënjyer kështu kandidatet që dëshironin të bëheshin zëri i grave në monarkinë e Gjirit Persik.

Votimi ishte për 30 anëtarë të këshillit parlamentar që ka 45 vende, 15 prej të cilëve do të caktohen nga emiri, në mënyrë që të aprovohen politikat për vendin e vogël por të pasur, që nuk i lejon partitë.

Një kryeinfermiere, që garoi për rajonin Markhija të kryeqytetit Doha, deklaroi se në rrugën e saj kishte hasur disa persona që mendonin se gratë nuk duhet të kandidonin.

Duke nxjerrë në pah aftësitë e saj administrative, Aisha Hamam al Jasim, 59 vjeçe, deklaroi se në rast se do të ishte zgjedhur do të ishte fokusuar tek prioritetet politike që kanë të bëjnë me shëndetësinë, punësimin e të rinjve dhe pensionin për të moshuarit.

Ndërsa Katari ka nisur zbatimin e disa reformave për të drejtat e grave në vitet e fundit, mes të cilave lejimin e marrjes së patentës, vendi është kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut për çështje si kontrolli, pasi sërish grave u duhet një leje nga burrat për t’u martuar, udhëtuar dhe për të pasur akses në kujdesin shëndetësor riprodhues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco