Lituania rivendos përdorimin e maskave në ambientet e brendshme

Lituania rivendos përdorimin e maskave në ambientet e brendshme

18:59, 03/10/2021
A+ Aa A-

Në dritën e rritjes së niveleve të infeksioneve me  koronavirus, Lituania ka rivendosur përdorimin e maskave në ambientet e brendshme.

Nga sot, edhe njerëzit me një pasaportë të vlefshme shëndetësore duhet të mbajnë një maskë kur janë brenda ndërtesave publike.

Autoritetet gjithashtu rekomandojnë që kompanitë shtetërore dhe private të nxisin punonjësit që të punojnë nga shtëpia kurdo që të jetë e mundur. Shkalla e infektimit me koronavirus në Lituani është rritur ndjeshëm në javët e fundit.

Gjatë 14 ditëve të fundit, 700 infeksione të reja janë regjistruar për çdo 100 000 banorë, megjithëse afërsisht 68,3 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht kundër virusit ose është shëruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco