Zjarr i madh në një urë në Romë

Zjarr i madh në një urë në Romë

14:59, 03/10/2021
A+ Aa A-

Një zjarr i madh të shtunën në mbrëmje e dëmtoi rëndë “Urën e Hekurt” të Romës, ku disa pjesë të strukturës së shekullit të 19 -të humbën në lumin Tiber. Ura, e cila u fut në përdorim që nga viti 1863 dhe emri zyrtar i së cilës është Ponte dell ‘Industria (Ura e Industrisë), lidh lagjet e populluara “Ostiense” dhe “Portuense”.

Zyrtarët thanë se nuk kishte të lënduar nga zjarri, i cili ishte i dukshëm nga larg derisa flakët vazhduan edhe natën, raporton Reuters.
Zjarri ishte fikur brenda natës, ata thanë se zjarri kishte ndezur më shumë pasi ishte një tub i gazit i dëmtuar aty afër.

Zonat përreth mbetën pa energji elektrike për disa orë. Ura, e përdorur për trafikun e ngarkuar rrugor midis dy lagjeve, u mbyll derisa të rregullohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco