I hedh raketën 1 milion dollarëshe në kokë, SHBA ekzekuton terroristin e Al-Kaedës

I hedh raketën 1 milion dollarëshe në kokë, SHBA ekzekuton terroristin e Al-Kaedës

15:52, 01/10/2021
A+ Aa A-

SHBA ka vrarë një udhëheqës të lartë të Al-Kaidës në një sulm me dron në Siri.Salim Abu-Ahmad u vra në një sulm ajror amerikan pranë Idlib, më 20 shtator. Ndërkohë, nuk ka indikacione për viktima civile, raporton Metro, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë sulmit u godit një automjet që po udhëtonte në një rrugë rurale të kontrolluar nga rebelët në veriperëndim të Sirisë.Komanda Qendrore Amerikane tha se forcat amerikane u angazhuan në një sulm kinetik kundër terrorizmit pranë Idlibit, që kishte për qëllim një udhëheqës të lartë të grupit terrorist Al-Kaida.

“Abu-Ahmad ishte përgjegjës për planifikimin, financimin dhe miratimin e sulmeve trans-rajonale të Al Kaidës”, tha Majori i Ushtrisë, John Rigsbee.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco