COVID-19: Suedia heq kufizimet, Rusia raporton shifra rekord të infektimeve

COVID-19: Suedia heq kufizimet, Rusia raporton shifra rekord të infektimeve

14:20, 01/10/2021
A+ Aa A-

Suedia hoqi shumicën e kufizimeve të COVID-19, pavarësisht rritjes së infektimeve. Kufizimet për grumbullimet apo distancën sociale, si dhe kufizimet për ata që marrin pjesë nëpër tubime u hoqën.

Këshillat e Agjencisë shëndetësore për të punuar nga shtëpia u hoqën gjithashtu.

Suedia në fakt i ka shmangur bllokimet e forta gjatë gjithë pandemisë.

Ndërkohë, Portugalia njoftoi se do të përfundojë procesin e vaksinimit të udhëhequr nga ushtria pasi të ketë arritur objektivin e saj të vaksinimit të plotë të 85% të popullsisë.

Së bashku me rritjen e numrit të injektimeve, shkalla e infeksionit dhe shtrimet në spital kanë rënë në nivelin më të ulët për gati 18 muaj.

Portugalia mund të heqë shumicën e kufizimeve të mbetura të pandemisë, muajin e ardhshëm.

Ndërkohë, vdekjet e konfirmuara nga COVID-19, sapo kanë arritur një rekord tjetër në Rusi me 857 vdekje të reja të njoftuara të mërkurën.

Shkalla e vaksinimit të Rusisë mbetet e ulët me vetëm 28% të 144.4 milion banorë të vaksinuar plotësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco