Dubai hap ekspozitën e biznesit për 200 vende të botës

Dubai hap ekspozitën e biznesit për 200 vende të botës

12:19, 01/10/2021
A+ Aa A-

Hapet panairi i parë botëror në Lindjen e Mesme, “Expo 2020 Dubai”.

Ekspozita hap dyert për gjashtë muaj për ekspozuesit nga pothuajse 200 vende, edhe Shqipëria është pjesë e saj.

Shumë shtete dhe kompani e cilësojnë ekspozitën si një mënyrë për të rritur tregtinë dhe investimet.

Pjesëmarrës në event ishin tenori Andrea Bocelli, këngëtarja britanike Ellie Goulding, pianisti kinez Lang Lang e jo vetëm.

Dubai, qendra e turizmit, tregtisë dhe biznesit në rajon, shpreson të rrisë ekonominë e tij duke tërhequr 25 milionë vizitorë biznesi dhe turistë në panairin botëror.

E zgjedhur tetë vjet më parë për të pasuar “Expo 2015 në Milano”, eventi kushtoi rreth 6.8 miliardë dollarë.

Dubai thotë se dëshiron që një ekspozitë e kulturës, teknologjisë dhe arkitekturës nën sloganin “Lidhja e mendjeve dhe krijimi i së ardhmes”, të jetë një demonstrim i zgjuarsisë dhe një vend ku sfidat globale të tilla si ndryshimi i klimës, konflikti dhe rritja ekonomike mund të menaxhohen së bashku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco