Historia e tij bëri bujë në rrjete sociale, flet turku që po 'kërkonte veten'

Historia e tij bëri bujë në rrjete sociale, flet turku që po 'kërkonte veten'

10:20, 01/10/2021
A+ Aa A-

Historia e Beyhan Mutlu u bë virale ditën e djeshme në rrjete sociale.

Pasi piu me mikun e tij natën e 28 shtatorit në rrethin Inegol, Turqi Mutlu u largua për të shkuar në shtëpi.

Pas një kohe miku i tij takon gruan e Beyhan Mutlu e cila i tregoi se po i telefononte bashkëshortit të saj por nuk po i përgjigjej, miku  i Mutlus mendoi se ai mund të ksihte humbur në pyll dhe njoftoi policinë, të cilët filluan kërkimin në pyll.(Lexo këtu)

Në lidhje me këtë histori Mutlu është shprehur për mediat turke:

‘Në ditën e incidentit po pija së bashku me mikun tim në Inegol. Ishte vonë dhe u largova. I thashë se do shkoja në një shtëpi tjetër për të pushuar, por siç duket ai nuk më kishte kuptuar. Kam fjetur rreth orës 01:00 të mëngjesit, u zgjova rreth orës 05:00 të mëngjesit. Kur pashë skuadrat jashtë, shkova tek ata dhe i pyeta se çfarë kishte ndodhur. Ata thanë se ishte zhdukur një person. Unë u bashkova me ta dhe fillova të kërkoja personin e zhdukur. Unë iu bashkova kërkimit pa e ditur se kush ishte personi i zhdukur. Pas rreth gjysmë ore ecje, kuptova që ekipet po më kërkonin mua pasi ato bërtitën " Beyhan Mutlu’’. Duke dëgjuar emrin tim, një djersë e ftohtë më shpërtheu. Ju thashë se isha unë por ata nuk më besuan. Situata u zgjidh kur shoku im Mesut më pa. Kur ata ishin të sigurt se isha unë, ekipet buzëqeshën'. 

Mutlu tha se ai nuk i ka ndjekur lajmet nga shtypi i huaj të cilët e paraqitën atë  si 'njeriu që kërkon veten' dhe se ishte në axhendën e mediave sociale.

''Nuk kam lexuar asnjë lajm. Telefoni nuk punon shumë mirë këtu. Unë punoj në ndërtim. Do të doja të falënderoja ekipet komanduese të xhandarmërisë dhe ekipet e kërkim -shpëtimit që më mbështetën në rastin e zhdukjes. Përshëndetje për të gjithë. Nuk më intereson bota.  "është shprehur Mutlu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco