'Merr paratë dhe mbathja'?! Muzeu danez i kërkon paratë artistit, që shfaqi kanavacën bosh Kjo vepër u titullua 'Merr paratë dhe mbathja'

'Merr paratë dhe mbathja'?! Muzeu danez i kërkon paratë artistit, që shfaqi kanavacën bosh

11:47, 30/09/2021
A+ Aa A-

Një muze danez po kërkon që një artist të kthejë 83 mijë dollarët që i ishin dhënë në dorë për të rikrijuar një nga veprat e tij të vjetra të artit ku përdorte kartëmonedha, pasi artisti në fakt i mbajti paratë dhe solli një kanavacë bosh me titullin "Merr paratë dhe mbathja".

Artisti danez Jens Haaning kishte marrë një porosi nga Muzeu Kunsten. Atij iu kërkua të riprodhonte dy nga veprat e tij që përmblidhnin një pagë vjetore. Mirëpo artisti i futi në xhep paratë dhe e solli kanavacën të zbrazët.

Kështu që reagimi i muzeut deri më tani ka qenë i përzier.

"Ai i vuri ca në lëvizje kuratorët e mi, pak edhe mua, por unë qesha sepse ishte vërtet humoristike," tha Lasse Andersson, drejtori i muzeut në qytetin e Aalborg, për programin Neësday të BBC. Por sidoqoftë, z. Andersson u shpreh qartë se paratë duheshin kthyer kur të përfundonte ekspozita.

Image

"Se janë paratë e muzeut dhe ne kemi një kontratë që thotë se ato para duhet të kthehen më 16 janar," tha ai.

Mirëpo artisti Haaning, 56 vjeç, është zotuar t’i mbajë paratë. "Puna është se unë i kam marrë paratë e tyre," tha ai.

"Unë i inkurajoj njerëzit e tjerë që kanë kushte të mjerueshme pune si unë që të bëjnë të njëjtën gjë," tha ai, duke shtuar se rikrijimi i veprave të tij të së kaluarës do t'i kishte ngrënë nga xhepi 25,000 korona.

Por drejtori Andersson ia hodhi poshtë pretendimin artistit se muzeu nuk kishte rënë dakord ta paguante atë ashtu. "Ne sapo firmosën një marrëveshje me shoqatën daneze të artistëve që artistët paguhen kur ekspozojnë," tha ai. "Unë mendoj se Jens e ka prishur pazarin."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco